Nje nga qellimet e turizmit eshte njohja e historise dhe kultures se vendit qe vizitohet. Gjithnje e me shume njerezit udhetojne per kete qellim, dhe ne mundesojme dhjetera opsione zgjedhjeje per klientet tane te tureve kulturore te operatoreve me te mire shqiptare dhe te huaj, si dhe ture “tailor-made” sipas kerkesave specifike te klienteve tane.

Gjate muajve te pranveres e vjeshtes, vizitohen kryeqytetet dhe qytetet kryesore evropiane  e me gjere ne perberje te programeve kulturore disa ditore qe kryhen me transport ajror ose autobus.

Kultura e lashte, mesjetare dhe moderne, gastronomia , stili i jetes, veprat e suksesshme te realizuara ne ato vende , perbejne qellimin e programeve te paketave.  Per me teper, vizita me tematika speciale, evente,peligrinazhe, panaire, aktivitete sportive pasurojne gamen e produkteve te kesaj kategorie.