Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Nese doni te shikoni se ku ndodhen egzaktesisht njerezit tuaj ne udhetim, mund te ndiqni nje nga aplikacionet me te te perdorura, Flightradar 24, i cili tregon detajet e fluturimit ajror te caktuar si pozicioni ne harte, trajektoren e pershkruar dhe ate qe ka mbetur per t’u pershkruar ne kilometra dhe ne kohe, lartesine nga toka, shpejtesine e levizjes si dhe pamjen nga lartesia se si do te dukej nese do te ndodheshit ne avion.

Pasi te keni klikuar ne kompjuterin tuaj ose ne laptop

ose te keni shkarkuar aplikacionin Flightradar24 ne celularin ose tabletin tuaj, falas, shkoni te kutia SEARCH dhe shkruani aty numrin e fluturimit qe ju intereson, p.sh  AZ610 dhe duke shtypur Enter, do te shikoni nje dritare mbi te cilen te klikoni dhe njehere mbi flutrimin e deshiruar dhe menjehere do te shikoni ne harte nje avion te kuq , i cili leviz dhe sipas deshires mund te shikoni informacione me te hollesishme te fluturimit.

Ne kete menyre ju “udhetoni” bashke me njerezit tuaj te dashur dhe kenaqni kurreshtjen tuaj qe lidhet me udhetimin. Nese ne ndonje rast , sistemi nuk lokalizon dot fluturimin qe kerkoni, mos u shqetesoni, pasi jo te gjithe avionet jane te regjistruar ne kete program, i cili paraqet pjesen kryesore te trafikut real ajror. Nga ana tjeter, fluturimet mbi oqeane mundet te kene momente kur sinjali nderpritet dhe kjo ben te pamundur lokalizimin e tij, mos u merzitni,pak kohe me vone do t’a shikoni.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.