Rajoni i Korces ofron mundesi te larmishme per ekskursione gjate fundjavave sidomos per personat qe jetojne ne qytetet e medha e te zhurmshme te Shqiperise. Stresi i jetes se perditshme mund te lehtesohet ne nje fundjave ku mund te vizitohet Pogradeci me Drilonin e mrekullueshem, Voskopoja , Dardha, Prespa dhe qyteti i Korces. Ne te gjitha stinet e vitit, ky rajon mbetet rajoni me i mire , me i lire dhe me i kendshem per t’u vizituar. Infrastruktura hyrese e kompletuar , klima e kendshme, ajri i paster, banore te civilizuar e mikprites, cilesia e mire e sherbimeve, mungesa e zhurmave dhe dyndjeve te shoqeruara dhe cmime atraktive jane ato elemente qe nuk mundet te gjenden ne asnje vend tjeter te Shqiperise.