Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Nese destinacioni i kerkuar ka akses te kufizuar ose ndodhet larg aeroporteve ose porteve, nese ndodhet midis disa mundesive hyrese te ndryshme, atehere konsulenca jone profesionale ndihmon klientet qe te kursejne kohen dhe ulin shpenzimet.

Funksioni yne perfshin asistencen para dhe pas konsumimit te sherbimit te udhetimit ose atij turistik. Ne informojme per te gjitha parakushtet e hyrjes ne nje destinacion te caktuar, procedurat e pajisjes me viza,garanci,  kerkesat rreth vaksinave, vlefshmerise te pasaportave, procedurat rreth levizjes se femijeve si dhe asistojme klientet ne raste, ndryshimesh , anullimesh te planeve te tyre te udhetimit, apo problemeve qe mund t’u dalin ne marrdheniet me ofruesit e sherbimeve, si kompani transporti, hotele , probleme me bagazhet etj.

Ne jemi ne cdo moment ne gatishmeri per te asistuar menjehere klientet tane ne udhetim, per cfaredo kerkese qe ata mund te kene lidhur, me formalitete, bagazhe, perfaqesite konsullore ne destinacion.

Per te bere udhetimin sa me te rehatshem e stress-free, ne sugjerojme dhe pajisim me sigurime shendeti dhe jete ne udhetim gjithe klientet tane duke i ndergjegjesuar ata per perfitimet e tyre. Ne informojme dhe orientojme klientet tane per aksesoret e udhetimit sic jane madhesite standarte zyrtare te bagazheve te udhetimit per te shmangur penalitetet neper aeroporte nga tejkalimet e normave te lejuara. Informojme per rregullat doganore te kalimit te kufijve, rregullat  e sigurise si dhe te drejtat nderkombetare qe mbrojne pasagjeret ne udhetim.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.