Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Tivatit në Mal të Zi. Fluturimi direkt Tivat – Shën Petersburg. Nisja nga Tivati në orën 07.20, Mbrritja në Shën Petersburg në orën 11.40 me orën Ruse. Fillimisht do të fillojmë me një guidë panoramike të qytetit për t’u njohur me qytetin Rus që u krijuar për t’u bërë kryeqytet i Rusisë nga Pjetri i madh. Ku fillimihst do të vizitohet Moskoski Vorata, harku i triumfit në rrugës që historikisht ka lidhur dy kryeqytet Ruse. Do vazhdojmë vizitën në Bulevardin Kryesor i qytetit Nevski Prospekt dhe më vonë tek Fortesa e Pjetrit dhe e Palit si dhe Katedralen qe gjendet në atë ishull. Do të vazhdojë shëtitja dhe guida tek Kollona Rostal, Kaloresi Prej Bronzi si dhe në fund Katedralja më e bukur e Shën Petersburgut, ajo e Shpëtimtarit tonë që derdhi gjak. Transferimi në Hotel në Shën Petersburg. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Mëngjes në Hotel. Vizita e parë e mëngjesit do të fillojë me Katedralet e mrekullueshme Navale të Shën Nikollës dhe pastaj do të vazhdojmë tek Muzeu Rus in Shën Petersburgut. Ne mesditë do të vizitohet Pallati Yusupov në Lumin Moika. Pasite do të vizitohet Pallati i veçantë i Rusisë Peterhof si dhe kopshtet e jashtëzakoshme të tij. Gjatë darkës do të vizitohet edhe Katedralja madhështore e Shën Isakut. Transferimi në hotel. Darka e lirë.
Mëngjesi në Hotel. Dita e fundit do të vazhdojë me një vititë panoramike tek Katedralja Smolny dhe më vonë do të vizitohet një nga Pallatet më te veçantë në të Shën Petersburgu, Pallati Pavlovsk. Gjatë mesditës do të vizitohet një prej pallateve më të bukura në Rusisë, Pallati i Shën Katerinës. Gjatë pasdites do të vizitohet Muzeu më i rendësishëm i Rusisë me fame botërore Muzeu i Artit Hermitazh. Darkën do ta kalojmë tek Qëndra tregtrare Galerija. Gjatë orës 23.48 do të nisemi me trenin Grand Express Lux për në Moskë. Akomodimi në tren në kabina 4-she ose 2-she, te cilat kanë një pagesë shtesë.
Mëngjesi në tren. Mbërritje në Moskë rreth orës 8.40. Do të fillojmë vizitën e Moskës me një vizitë tek zona ku gjendet universiteti i Moskës Lomonosov, në një kodër ku do të duket i gjithë qyteti i Moskës. Vazhdojmë shëtijen në kodrën Poklonnaya si dhe harkun e triumfit të qytetit. Më pas do vizitojmë Kështjellën Kolomensoye. Gjatë pasdites do të shkojmë tek Galeria Tetyakov edhe më vonë tek Parku Gorki. Vazhdimi do të jetë tek Parku i monumenteve të rëna. Transferimi në hotel në Moskë. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Vizita do të vazhdojë tek Sheshi më i famshëm i Rusisë, Sheshi i Kuq, ku do të vizitohen Katedralja e Shën Vasilit, Muzeu i Kremlinit dhe Parzmoreve, Kompleksi i Katedraleve, Kopshti i Aleksandrit, Monumenti i Ushtarit të Panjohur, Teatri me i famshëm në botë i baletit Balshoi. Gjatë pasdites do të vizitohet Pallati Kuskovo. Në fund do shkohet tek Kulla më e lartë e qytetit, e cila ka qënë kulla më e lartë në botë, Kulla Ostankino. Kthimi në hotel, darka e lirë.
Transferimi për në Aeroportin Domodedovo rreth orës 01:00 të mëngjesit. Udhëtim me avion nga Moska për në Podgoricë. Nisja në orën 04.50 të mëngjesit. Mbërritja në Podgoricë në orën 07:00 të mëngjesit. Transferimi me autobus nga Podgorica për në Tiranë.
© Copyright 2017 Olympus Travel & Tours. Designed by Blu Computers.