Aksesi ajror
Aeroporti nderkombetar “Nene Tereza” i Tiranes, aeroporti i vetem komercial i Shqiperise, ndodhet 190 km larg dhe mund te arrihet pas nje udhetimi automobilistik prej afersisht 4 oresh. Transporti drejt Tiranes sherbehet cdo dite nga kompani autobusesh(500 Leke), minibusesh(800 Leke) dhe taksish private(10000Leke). Nga Tirana drejt aeroportit, transporti mund te kryhet me sherbimin e autobuzit Rinas Express (stacioni te Muzeu Kombetar) nga ora 06.00-18.00, ne cdo nje ore qe kushton 250 leke ose me taksi private ATEX qe kushton 2500 leke dhe zgjat 25 minuta.
Aeroporti nderkombetar “Makedonia” i Selanikut, eshte aeroporti me i madh afer Korces , ku gjate gjithe vitit operojne qindra fluturime drejt destinacioneve kryesore europiane. Distanca eshte 290km dhe mund te pershkruhet afersisht ne 3ore e 30minuta. Qyteti i Selanikut sherbehet nga disa kompani autobuzesh per cmimin 20eur ose taksi private per rreth 120 Eur. Transporti publik me autobuz, lidh stacionin e trenit ne Selanik (stacioni i autobuzeve te Korces) me aeroportin “Makedonia” me linjen 78 ose 78N ku bileta kushton 2 Eur.
Aeroporti nderkombetar “Alexander the Great” i Shkupit, ndodhet 260km dhe distanca pershkruhet ne afersisht 4 ore. Lidhja e Korces me kete aeroport nuk eshte shume e rregulluar, ndaj dhe transporti me taksi private mbetet menyra me komode per te arritur, kushton rreth 12000 Leke. Opsione alternative do te ishin linjat e autobuzeve Tirane- Shkup ose transporti i kombinuar Korce-Pogradec-Tushemisht-Oher-Shkup.
Aeroporti nderkombetar “St.Paul the Apostle” i Ohrit ndodhet 85km nga Korca dhe mund te arrihet per aferesisht 1ore e 45 minuta. Kryesisht aktiv gjate stines se veres, ky aeroport perben avantazh per afersine dhe per cmimet konkurenciale qe ofrojne kompanite ajrore low-cost.
Me pak te frekuentuar ne lidhje me Korcen,jane aeroportet e Prishtines, Korfuzit , Podgorices dhe Kosturit.
Aksesi detar
Porti i Durresit eshte porti kryesor qe lidh Korcen me Italine. Ndodhet 200km dhe arrihet per afersisht 3ore e 45 minuta. Nga aty nisen tragetet drejt Barit, Ankones dhe Triestes.
Porti i Igoumenices ne Greqi, lidh Korcen me Italine , nepermjet linjave te trageteve drejt Barit,Brindizit, Ankones, Ravenes, Venecies dhe Triestes, si dhe me Korfuzin . Ndodhet 300km larg dhe mund te arrihet per rreth 3ore e 30minuta.
Me pak te frekuentuar ne lidhje me Korcen jane portet e Vlores dhe Sarandes.
Aksesi automobilistik
Korca rrethohet nga disa pika kalimi kufitar qe e lidhin kete rajon me fqinjet .
Dogana e Kapshtices eshte porta kryesore me Greqine dhe ndodhet 36km , 35minuta nga qyteti. Me pak te perdoruara ne lidhjen me Greqine jane doganat e Tri Urave(Permet) dhe Kakavijes(Gjirokaster). Qyteti i Selanikut ndodhet 260km larg(3ore) , Kosturi 80km(1ore e 15minuta) , Kozani 150km(2ore) dhe Janina 250km(3ore e 30 minuta).
Me Maqedonine(FYR), lidhja realizohet nepemjet 3 doganave, Tushemishtit 43km (50 minuta), Qafe-Thanes 66km (1ore e 15 minuta), dhe Gorices 46km(55 minuta). Qyteti i Ohrit ndodhet 75km (1ore e 15 minuta), Bitola 105km(2ore) dhe Struga 80km(1ore e 30minuta).